10 librat më të rrallë në histori (Video)

10 librat më të rrallë, më unikë dhe më entuziastë në historinë botërore, duke filluar nga Bibla deri tek libri i Da Vinçit, janë paraqitur në videon më poshtë.

Fun

14/11/2016 19:32

Me siguri që e keni parë si film vizatimor, “Liza në botën e çudirave”. Ky pra është në renditje i dhjeti nga librat më të rrallë në histori. Kopjet origjinale të këtij libri janë shitur në mënyrë çuditërisht të shpejtë. Vetëm një kopje është shitur për 1.54 milion dollarë në vitin 1998, shkruan lajmi.net

“Bibla” është në renditje e nënta. Në vitin 1961 brenda saj është gjetur fjalia “Ti do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore”. Librat më pas janë grumbulluar dhe djegur. Vetëm disa kopje kanë arritur të mbijetojnë deri në ditët e sotme.

“Instituti i fesë së krishterë” – Kopjet origjinale të vitit 1536 të këtij libri janë shitur secila nga 720.000 dollarë.

Verdikti fillestar i veprës së Shekspirit e vitit 1623, vetëm një kopje është shitur për 6 milion dollarë.

Libri i JK Rowling për Harry Potter ka pasur vetëm shtatë kopje. Një kopje ka kushtuar 7 milion dollarë.

Një ribotim i hartës së punuar nga Ptolemeu, që i takon vitit 1477 është shitur për 4 milion dollarë në vitin 2006.

Libri i don Kishotit nga Servantesi gjithashtu ka pasur shitje të menjëhershme. Një kopje origjinale e novelës së Servantesit është shitur për 1,5 milion dollarë në vitin 1989.

Ditari personal i Da Vinçit i është shitur për  Bill Gates për 30 milion dollarë.

“The Dunlap Broadside”, është deklarata e cila gjatë revolucionit amerikan, është botuar në 200 kopje. Botimet e mbetura janë shitur secila për 9 milion dollarë.

Bibla e Gutenbergut- është libri i parë i botuar me makineri shtypi. 48 kopje të Biblës së tij kanë mbijetuar dhe janë shitur secila prej tyre për 7 milion dollarë.  /Lajmi.net

YouTube player