10 legjendat më të frikshme urbane nëpër botë

Shumë prej nesh kanë dëgjuar histori të frikshme, të cilat nuk dihet kur kanë lindur dhe pse vazhdojnë të mbetën në jetën e secilit.

Fun

14/11/2017 17:40

Mitet ose legjendat urbanë janë histori ose fakte që përsëritën si të vërteta nga njerëzit që nuk e dinë origjinën e tyre. Ato përfshijnë fantazma, intriga dhe janë histori që ngjallin ndjesi frike kur përsëritën.

Dobermani i asfiksuar

Kjo legjendë urbane vjen nga Sidnei, Australi, dhe tregon një histori të çuditshme lidhur me një qen Doberman të asfiksuar. Një natë, çifti që zotëronte qenin, kishin dalë dhe u kthyen në shtëpi pasi kishin pirë pak. Ata u kthyen dhe e gjetën qenin duke u asfiksuar në dhomën e pritjes. Burrin e kapi paniku dhe i ra të fikët, ndërsa gruaja nxitoi të telefononte shoqen e saj veterinere. Ata lanë takim për ta çuar qenin në një klinike veterinare. Pasi e la qenin në klinikë, gruaja u kthye në shtëpi dhe çoi të shoqin në shtrat. Ndërkohë, bie zilja e telefonit dhe veterinerja ishte duke bërtitur si histerike që çifti të largohej menjëherë nga shtëpia. Pa asnjë ide se çfarë mund të kishte ndodhur, çifti largohet nga shtëpia aq shpejt sa mundi. Ndërsa po zbrisnin shkallët, u ndeshën me një grup të policisë. Ndërsa gruaja pyeti se çfarë kishte ndodhur, ata i shpjeguan se qeni ishte mbytur me gishtin e një njeriu. Një hajdut mund të ishte ende në shtëpinë e tyre. Kërkimet e policisë nuk gjetën asnjë gjurmë tjetër në shtëpi, përveçse të banorëve dhe pronarëve të saj.

Elisa Day

Në Europën mesjetare, jetonte një grua me emrin Elisa Day, bukuria e së cilës u ngjante trëndafilave. Ajo u rrit pranë lumit me trëndafilat e egër të kuq si gjaku. Një ditë, një djalë i pashëm erdhi në qytet dhe ra në dashuri me vajzën. Ata dolën vetëm tre ditë. Në ditën e parë, ai e vizitoi në shtëpi, në të dytën i solli vetëm një trëndafil të kuq, dhe i kërkoi të takoheshin atje ku rriteshin trëndafilat e egeër. Në ditën e tretë, ai e coi të lumi ku ishtë rritur vajza, dhe e vrau. Ai priti derisa vajza ktheu një moment kurrizin, dhe e vrau duke thënë “Çdo gjë e bukur duhet të vdesë”. Një legjendë e tillë urbane është mjaft e përhapur, dhe e përfshirë edhe në një këngë të Kylie Minogue. Ndërsa përsa i përket historisë, banorët e zonës deklaronin se shpesh shihnin fantazmën e vajzës përgjatë lumit, me gjakun që i rrjedh nga koka, dhe me një trëndafil të vetëm në dorë.

Gruaja me buzë të prera

Është një legjendë urbane në Japoni dhe Kinë që flet për një grua të quajtur Kuchisake-Onna, e njohur ndryshe si gruaja me buzë të prera. Disa thonë se ka qenë gruaja e një samurai. Një ditë, ajo tradhtoi të shoqin me një djalë më të ri. Kur u kthye i shoqi, pasi zbuloi tradhëtinë e saj, u zemërua dhe u tërbua aq shumë, sa mori një shpatë dhe ia preu buzët nga njëri vesh në tjetrin. Disa thonë se gruaja ishte e mallkuar që të mos vdiste kurrë, dhe endet akoma nëpër botë që njerëzit të shohin shenjat në fytyrën e saj dhe t’u vijë keq për të. Disa të tjerë thonë se njerëzit kanë parë një vajzë të re shumë të bukur, që pyet “A jam e bukur?”. Menjëherë pasi merr përgjigje pozitive, ajo heq maskën kirurgjikale nga fytyra dhe u tregon shenjat e tmerrshme. Me pas ajo bën sërish të njëjtën pyetje dhe ai që nuk i përgjigjet me pozitivisht, përfundon i vdekur në duart e saj.

I dashuri vetëvrasës

Kjo histori njihet si “Vdekja e të dashurit” dhe ka shume variacione në tregimin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Paris në vitin 1960. Një vajzë dhe i dashuri i saj – të dy studentë – ishin në makinë. Ata kishin parkuar afër pyllit Rambouillet që të mos i gjente askush. Një moment, pasi kishin kaluar disa kohë bashke duke u puthur, djali del të marrë ajër dhe të ndezë një cigare. Vajza qëndron në makinë. Vetëm disa minuta më pas, vajza del nga makina për të kërkuar të dashurin e saj që po vonohej. Papritur, ajo sheh hijen e një burri. E frikësuar, hipën në makinë dhe tenton të largohet nga pylli. Ndërkohë që i jepte makinës, ajo dëgjon një angullimë shumë të zbehtë, që pasohet nga të tjera edhe më të dëgjueshme. Kjo situatë vazhdon për pak kohë, dhe ajo vendos t’i japë sa më shumë gaz makinës. Por, ajo nuk mundi të shkonte askund, pasi dikush e kishte lidhur makinën me një litar afër një peme. Më në fund, ajo shkel përsëri gazin nga ku dëgjon një britmë edhe më të madhe. Ajo del nga makina dhe kupton se i dashuri i saj ishte varur në një pemë, sipër makinës. Shumë shpejt, kuptoi edhe se angullimat, vinin nga këpucët e të dashurit të saj, që gërvishtnin sipërfaqen e makinës.

Pusi për në Ferr

Në vitin 1989, shkencëtarët rusë gërmuan në Siberi deri në 14.5 kilometra në thellësi të Tokës. Aparaturat shpuese u prishen në një terren të mbushur me shpella, dhe shkencëtarët zbritën atje aparatura vëzhgimi. Temperatura ishte më shumë se 1000 grade celcius, por më shokuese ishin zhurmat e zbuluara nga regjistrimet që kishin bërë aparaturat e tyre. Ata arritën të kapin vetëm 17 tinguj tmerrues në audio, përpara se të shkrihej mikrofoni. Të bindur se kishin dëgjuar ulërimat drithëruese të atyre që ishin dënuar në Ferr, shumë prej shkencëtarëve hoqën menjëherë dorë nga puna. Ata që qëndruan mbetën edhe më të shokuar me vonë gjatë natës. Një lloh gazi i shndritshëm shpërtheu nga gropa e hapur në formën e një demoni me krahë të shpalosura, dhe fjalët: “Unë kam pushtuar” në gjuhën ruse. Normalisht, në ditët e sotme supozohet të jetë një shaka e keqe, por në Rusi, është kthyer në një legjendë urbanë që është e gjallë edhe sot e kësaj ditë.

Rrëmbimi nga alienët i Zanfretta-s

Fortunato Zanfretta është bërë një nga personazhët me të njohur të legjendave urbanë në Itali, me historinë e tij të rrëmbimit nga alienët, para pak dekadash. Zanfretta e tregoi gjithë historinë vetëm nën efektin e hipnozës, gjatë të cilës thoshte se ishte rrëmbyer nga alienët e quajtur Dragos, që vinin nga planeti Tetonia. Ai përjetoi disa rrëmbime nga i njëjti grup gjatë viteve 1978-1981. Sado e frikshme të jetë një gjë e tillë, mund të marrim anën e saj pozitive dhe të shpresojmë të kenë dëgjuar fjalët e Zanfretta-s gjatë një hipnoze: “E di që po përpiqeni të vini gjithnjë e më shpesh….jo, nuk mund të vini në Toke, njerëzit tremben nëse ju shohin ju. Nuk mund të bëni miqësi të reja këtu. Ju lutem, ikni.” Zanfretta është ndoshta i vetmi njëri që ka dhenë më shumë detaje të rrëmbimit nga alienët se çdo njëri tjetër në histori. Çështja e tij mbetët me tërheqësja e ‘dosjeve x’ nëpër botë.

Ura e fëmijës që qan

Sipas kësaj legjende, një çift po kthehej në shtëpi nga kisha me fëmijën e tyre të vogël. Ata ishin duke debatuar për diçka. Shiu binte pa pushim dhe shpejt ata e gjetën vetën duke udhëtuar mbi një urë të përmbytur. Ndërsa përpiqeshin të kalonin, kuptuan se uji behej gjithnjë e më i thellë. Ata e pranuan se kishin ngecur dhe dolën nga makina për të kërkuar ndihmë. Gruaja qëndroi me shpinë e kthyer nga makina, shumë pranë saj. Në këtë moment ajo dëgjon fëmijën e saj që qante me zë të lartë. Ajo u kthye në makinë me shpejtësi dhe zbuloi që fëmijën e kishte rrëmbyer uji. Sipas legjendës, nëse shkon në të njëjtën urë, do të dëgjosh gjithnjë të qarat e një fëmije.

Ushtari grek

Kjo legjende thuajse e panjohur i perket një ushtari grek, i cili pas Luftës së Dytë Botërore u kthye në shtëpi për t’u martuar me të fejuarën e tij. Fatkeqësisht për të, ai u rrëmbye nga shokët e tij për qëllime të caktuara politike, dhe pasi u torturua për pesë javë, përfundoi i vrarë. Në fillim të viteve 1950, kryesisht në Greqinë Veriore dhe Qendrore, qarkullonin fjale se një ushtar shume i pashëm grek me uniformë, shfaqej dhe zhdukej gjatë natës, duke joshur vajza të virgjëra dhe të veja, vetëm për t’i lenë shtatzanë. Pesë javë mbas lindjes se fëmijës, burri zhdukej për të mirën e familjes duke lënë një letër ku shpjegonte se kishte ardhur nga bota e të vdekurve, vetëm për të shpërndarë farën e tij, kështu që djemtë e tij mund të merrnin hak për vrasjen e tij barbare.

Vdekja e bardhë

Kjo është historia e një vajze të vogël në Skoci që e urrente kaq shume jetën, sa donte të shkatërronte çdo gjurme të saj. Më në fund ajo vendosi të vriste veten dhe vetëm pak kohë më pas, familja e zbuloi se çfarë kishte bere. Ishte një histori që mori një rrjedhë të tmerrshme. Vetëm pak ditë me pas, çdo pjesëtar i familjes se saj vdiq, dhe pjesët e tyre të trupit ishin shkëputur dhunshëm nga njëra-tjetra. Legjenda thotë se kur mëson per Vdekjen e Bardhe, fantazma e vajzës mund të vijë për të të gjetur, dhe të trokasë pa pushim në dere. Çdo trokitje bëhet sa vjen e me e fortë derisa të hapesh derën. Ajo të vret menjëherë nga frika se mos i tregon dikujt per ekzistencën e saj. Qëllimi i saj i vetëm është që njerëzit të mos e dinë që ajo ekziston. Edhe kjo si shumë legjenda të tjera është një imagjinatë e egër dhe për të të frikësuar se kush është pas derës tënde.

Volga e Zezë

Një automjet Volga i zi, supozohet se shfaqej vazhdimisht në rrugët e Varshavës në vitet 1960 e mbushur me kriminelë që rrëmbenin fëmijë. Sipas legjendës, oficeret e lartë të Bashkimit Sovjetik, gjatë viteve 1930, ishin ata që ngisnin ketë Volga të zezë nëpër Moske. Ata rrëmbenin vajza të vogla për kënaqësinë e tyre seksuale. Të tjera tregime shkojnë deri aty sa venë nën drejtimin e Volga-s vetë Djallin, apo vampirë e priftërinj misteriozë. Versione të tjera mendojnë se fëmijët rrëmbeheshin për qëllimin e përdorimit të gjakut të tyre si kurë për fëmijët e të pasurve nëpër botë që vuanin nga leuçemia. Asnjë nga këto versione, nuk është verifikuar dhe çështja mbetet ende një mister.