Futbolli është kthyer në një nga ‘industritë’ më fitimprurëse në botë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat marramendëse që qarkullohen në këtë sport. 2017-a do të mbahet mend për rekorde të njëpasnjëshme në shifrat e blerjeve të kartonëve të futbollistëve të caktuar, teksa kulmi u arrit me 222 milionë euro të paguara nga PSG-ja për Neymar.
Po francezët shpenzuan edhe rreth 170 milionë të tjera për kartonin e Mbappe-së, ndërsa Barcelona bleu Ousmane Dembelenë për 110 milionë euro.
Manchester City vendosi dy herë rekord për shumën e paguar për kartonin e një mbrojtësi, por në fund ishte Liverpooli që e theu këtë rekord me transferimin e holandezit Van Dijk nga Southamptoni, për 83 milionë euro, transmeton “SuperSport.al”.
CIES ka publikuar edhe listën me 10 skuadrat që shpenzojnë më shumë para, si dhe shumën se sa shpenzojnë.
- Everton – 365 milionë euro
- Arsenal – 403 milionë euro
- Juventus – 448 milionë euro
- Liverpool – 461 milionë euro
- Real Madrid – 497 milionë euro
- Chelsea – 592 milionë euro
- Barcelona – 725 milionë euro
- Manchester United – 747 milionë euro
- PSG – 805 milionë euro
- Manchester City – 878 milionë euro