10 këshilla nga një shaolin se si të qëndroni gjithmonë të ri (FOTO)

Njerëzit gjithmonë thonë se gjëja më e rëndësishme është shëndeti, mirëpo sa jetojnë duke ju përmbajtur rregullave për të qenë i shëndetshëm?

Lifestyle

04/01/2016 11:34

Ne duhet të fillojmë qysh sot me qëllim që të qëndrojmë në rrugën drejt shëndetit.

Një shaolin i ka jap disa këshilla se si të qëndrojmë të ri dhe të shëndetshëm, e këto këshilla i sjellë më poshtë lajmi.net për ju.

1) Mos mendoni shumë. Të mendosh të merr energji. Mendimi i tepërt mund të ju bëjë të dukeni i vjetër.

2) Mos flisni shumë. Shumica e njerëzve ose flasin ose veprojnë. Më mirë veproni.

3) Kur punoni, punoni për 40 minuta pastaj pushoni 10 minuta. Kur shikoni diçka gjatë tërë kohës iu dëmton sytë, organet e brendshme si dhe paqen.

4) Kur jeni i lumtur ju duhet ta kontrolloni lumturinë tuaj, nëse e humbni këtë kontroll atëherë ju mund ta dëmtoni energjinë e mushkërive tuaj.

5) Mos u brengosni e as mos u nervozoni shumë pasi që këto ua dëmtojnë mëlçinë dhe zorrët.

6) Kur hani ushqim, mos hani shumë. Gjithmonë hani aq sa nuk do të mbusheni plot, dhe kur ndiheni pak të uritur, hani vetëm pak.

7) Kur bëni gjëra, çfarë do qofshin ato, mos u nxitoni. Kujtojeni thënien: “Nxitoni ngadalë dhe shpejt do arrini në cak”.

8) Nëse ju gjatë tërë kohës bëni vetëm ushtrime fizike e jo Oigong, atëherë ju do e humbni balancimin tuaj dhe do bëheni të padurim. Ju do e humbni Yin e trupit tuaj. Ushtroni balancimet tuaja, Ying dhe Yang.

9) Nëse ju asnjëherë nuk bëni ushtrime, vetëm paqe, meditim, ushtrime të buta, Oigong, kjo nuk do ju jap juve energji Yang.

10) Shaolin Gong Fu iu jep juve gjithçka. Qëllimi i ushtrimeve tona është të balancojmë Ying dhe Yang. Sa orë merr, nuk është e rëndësishme. Qëllimi është të njohësh çfarë ka nevojë trupi juaj. /lajmi.net