10 këshilla kundër elektrosmogut

Asnjë celular mbi komodinë apo babyphone pranë shtratit të një të porsalindur, është një nga dhjetë këshillat e rëndësishme të ekspertëve për të reduktuar elektrosmogun që ‘pushton’ shtëpitë tona.

Auto & Tek

22/06/2017 23:29

Që nga televizori tek Wi-Fi, ekspozimi ndaj fushave magnetike në shtëpi rritet për shkak të rritjes së numrit të pajisjeve që ne rrethohemi, shkruan Top Channel.

Dëmtimet që shkaktojnë varen nga frekuenca (Hertz), niveli i fuqisë, (Watt), distanca nga burimi dhe kohëzgjatja e ekspozimit.

Pra, 10 këshillat për të shmangur sa më shumë rrezatimin janë: Në rast te përdorimit të tepruar të mikrovalëve, evitoni qëndrueshmërinë afër saj, vendoseni babyphone larg nga shtrati i të voglit, vendosini aparaturat elektronike në distancën maksimale që është e mundur,shmangni fjetjen me smartphone-in tuak apo radiozgjimin në komodinë, mos mbaj ndezur kot aparatura elektrike dhe elektronike që nuk i përdorni, fëmijët të shmangin  sa më shumë celularët, përdorimi i telefonit kur kap valët maksimale të rrjetit, kufizoni përdormin e telefonit apo tabletit kur jeni duke udhëtuar me makinë, Vendoseni wifi në rrjet pa fisha, në ambiente më pak të frekuentuara, bëni një projekt për të minimizuar ekspozimin. /Lajmi.net/