10 golashënuesit më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Lionel Messi me një paraqitje të jashtëzakonshme duke shënuar dy gola, ndihmoi Barcelonën të kualifikohet për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, për të eliminuar kampionët e Premierligës, skuadrën e Chelsea.

Sport

15/03/2018 19:37

Goli i dytë që Messi ia shënoi Chelsea, është i 100-ti në Ligën e Kampionëve për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Messin në listën e golashënuesve, mbetet i dyti pas Cristiano Ronaldos, që ka shënuar 117 gola.

Por a e dini kush janë dhjetë futbollistët me më së shumti gola në histori të Ligës së Kampionëve.

Dhjetë futbollistët me më së shumti gola, i gjeni në pjesën e mëposhtme:

Cristiano Ronaldo, 117 gola

Lionel Messi, 100 gola

Raul, 71 gola

Andri Shevcheno, 59 gola

Ruud van Niselrooy, 56 gola

Karim Benzema, 53 gola

Thierry Henry, 50 gola

Alfredo Di Stefano, 49 gola

Zlatan Ibrahimovic, 48 gola

Eusebio, 47 gola./Lajmi.net/