10 golashënuesit më të mirë në Europë

Ronaldo është duke udhëhequr në listën e golashënuesve më të mirë në Europë, statistika këto të marrë vetëm në pesë ligat më të forta europiane: Premier Liga, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Sport

13/12/2014 22:17

Me 25 golat e shënuara në këtë sezon, Cristiano Ronaldo është duke udhëhequr në listën e golashënuesve më të mirë të Europës.

Në vendin e dytë është sulmuesi i Lyonit, Lacazette i cili ka shënuar 15 gola, teksa pas tij është Aguero me 14 gola të shënuara.

Messi është në vendin e katërt me 13 gola, teksa Diego Costa dhe Gignac i Marseillet kanë nga 12 gola.

Neymar është një pozitë më poshtë me 11 gola, teksa sulmuesi i Sevilla, Bacca dhe lojtari i Frankfurtit, Meier kanë nga 10 gola. Listën prej 10 golashënuesve më të mirë, e përmbyll Alexis Sanchez me nëntë gola të shënuara.