10 gjërat që nuk i dini për orgazmat

Nuk keni nevojë të turpëroheni, orgazmat janë pjesë po aq normale e shëndetit të femrës sikurse edhe higjiena orale.

Lifestyle

21/11/2017 00:27

Për të gjithë gjërat që do të dëshironit ti dini dhe që nuk keni pasur mundësi ti dëgjoni diku, lexoni këshillat e mëposhtme.

1. Orgazmat mund të zbusin dhimbjet

Është e dëshmuar shkencëtarisht se orgazmat mund të zbusin dhimbjet sikurse artritisi, dhimbjet pas operacionit kirurgjik madje edhe dhimbjet gjatë shtatëzënisë. Kjo gjë ndodh kështu për shkak të tajitjes së hormonit oksitocinë, i cili krijon lidhjet emocionale, relaksimin dhe ndjenjat tjera pozitive.

2. Përdorimi i prezervativit nuk ndikon në kualitetin e orgazmit

Femrat e ndjejnë orgazmin pavarësisht përdorimit të perzervativit, gjë që e anulon mitin se seksi me kondomë nuk është i mirë. Në fakt, kondomët ndihmojnë që çifti të zgjasë seksin për ca sekonda shtesë dhe që mos të brengoset për ejakulimin brenda.

3. 30 përqind e femrave e kanë të vështirë arritjen e orgazmës

Sipas disa studimeve, 1 në 3 femra ka veshtirësi në arritjen e orgazmës ndërsa 80% e femrave e kanë të vështirë të arrijnë orgazëm vetëm nga penetrimi vaginal, andaj edhe stimulojnë klitorisin.

4. Gjetja e “pikës G” do të rrisë gjasat e arritjes së orgazmit

Sipas Ernst Grafenberg, një gjinekolog gjerman që ka zbuluar “pikën G” në vitet e 50, pika G është një përfundim i nervave brenda gjenitaleve femërore. Mirëpo studimet e fundit janë me rezultate të ndryshme, ca pohojnë se kanë gjetur atë pikë, disa të tjerë kanë mohuar ekzistimin e saj. Edhe nëse do të ekzistonte, gjetja do të ishte tejet e vështirë për shkak se organizmi i secilës femër është unik.

5. Orgazmat përmirësohen me moshën

Sigurisht që shumë gjëra përkeqësohen me moshën mirëpo orgazma juaj në fakt mund të përmirësohet në kualitet. Shembull, 61% e femrave të moshës 18-24 kanë përjetuar orgazëm gjatë herës së fundit që kanë bërë seks, 65% e femrave në të 30`, 70% e femrave të moshës 40-50, gjë që tregon se me moshë gjasat për të pasur orgazëm janë më të mëdha pasiqë jeni më me përvojë dhe keni më tepër vetëbesim.

6. Femrat që eksperimentojnë në krevat kanë gjasa më tepër për orgazëm

Nëse keni vështirësi në arritjen e orgazmit, provoni pozita të ndryshme pasiqë ndryshimi i pozitave ndikon që të arrini orgazëm më kualitative. Shembull, seksi oral i kombinuar me atë vaginal mund të shtojë mundësinë e arritjes së orgazmit.

7. Vetëbesimi seksual mund të ndikojë në kualitetin e orgazmës

Studimet tregojnë se vetëbesimi i femrës për trupin e saj është i lidhur me kualitetin e orgazmës së saj. Jo të gjitha vaginat kanë pamje perfekte, andaj nuk duhet që të kompleksoheni me pamjen e saj, mjafton mos të keni infeksione, shkarkime abnormale dhe probleme tjera medicinale.

8. Ekziston një “zbrazëti” orgazmike

Një numër i konsiderueshëm i femrave kanë treguar se ndonjëherë e kanë të pamundur arritjen e orgazmës ndërsa kjo gjë tek meshkujt është shumë e rrallë. Përderisa 85% e meshkujve mendojnë se partneri i tyre ka arritur orgazëm, shifra reale është 64%.

9. Në raste të rralla, orgazma mund të shkaktohet pa stimulim të gjenitaleve

Të gjithë kemi dëgjuar për rastet kur femrat kanë orgamuar duke qenë ulur në autobus apo duke u masazhuar, dhe kjo gjë nuk është e çuditshme më. Ekspertët thonë se ky fenomen është tepër i rrallë dhe ndodh për shkak të rritjes së aktivitetit fizik me çka rritet rrjedhja e gjakut në gjenitale apo për shkak të vibrimeve apo kontaktit me klitorisin.

10. Për shumicën e femrave, orgazma ka nevojë për kohë…

Shumica e femrave kanë nevojë për më tepër kohë se partnerët e tyre për të arritur orgazmën, gjë që është tejet normale. Në fakt, sipas studimeve, femrave u duhet 20 minuta aktivitete seksuale për të arritur klimaksin.