10 gjërat që eksitojnë çmendurisht partnerin në shtrat

Të dominojnë në shtrat – Nëse ai nis të flasë, mbylljani gojën. Do të nisë të nervozohet por kjo gjë e eksiton shumë.

Lifestyle

25/07/2015 22:24

Pijet e rënda – Mos porosisni një lëng frutash. Merrni vodka apo birrë. Mos harroni se vajzat e mira përgjithësisht i tërheqin meshkujt në biseda normale, por në shtrat ata duan një ‘kafshë’ të fuqishme.

Kujdesuni për të – Nëse ai është duke parë një ndeshje futbolli, çka juve nuk ju tërheq aspak, bëni mirë ti pregatisni diçka për të ngrënë. Kur ai e di se ju shqetësoheni për të, jo vetëm i bëhet qejfi, por i sjell edhe një dëshirë për t’ju bërë të tijën.

Kthehuni në shtrat – Nëse keni fjetur bashkë, në mëngjes zgjohuni gjysmë ore përpara atij, pregatituni për të ikur në punë dhe pasi të keni hedhur edhe parfumin, kthehuni në shtrat (jo të veshura me rroba pune). Kjo stimulon fantazinë erotike të meshkujve.

Vishuni thjeshtë – Ata nuk ju pëlqejnë vetëm kur jeni në majë të takave apo me veshje serioze. Bëni mirë që herë pas here të visheni edhe pak më natyrale, me pantallona të shkurtra, por edhe me kamishat e tij.

Veshje intime të ndryshme – Mos i dilni përherë përpara vetëm me lingërie. Përdorni veshje të ndryshme intime për ‘të ndezur zjarrin’.

Trup i butë – Kujdesuni për trupin tuaj, veçanërisht tani që është verë. Merrni nxirjen e duhur, bëni trupin me krem, por edhe disa muskuj nuk do të ishin keq. Luaj me të – Angazhoje në lojëra intime dhe erotike. Kjo nënkupton edhe thënien e gjëegjëzave, në këmbim të zhveshjes.

Të çrregullta dhe pa tualet – Kur jeni paksa të çrregullta në pamje, ata kthehen në meshkuj protektive dhe mendojnë për ju, duke iu çuar në qiellin e shtatë.

Qeshni në shtrat – Mbani parasysh që meshkujt pëlqejnë femrat e gëzuara. Tregojini që jeni e lumtur dhe e kënaqur. /mapo