10 gabimet që i bëni kur lani flokët

Ja se çfarë nuk duhet të bëni kur lani flokët...

Lifestyle

01/05/2018 15:59

 

1. Shampon nuk duhet ta aplikoni ne qender te kokes

Ajo eshte nje nga zonat me delikate dhe per kete motiv, shampo duhet aplikuar ne pjesen e pasme te kokes dhe jo lart saj. Ne kete menyre nuk do te “stresoni” lekuren e kokes, ndersa do te shmangni renien e flokeve.

2. Nuk duhet te ushtroni shume force kur t’i masazhoni ata

Kur te lani floket, lekuren e kokes duhet ta masazhoni me kujdes, me majen e gishtave. Fijet e flokut nuk duhet t’i ferkoni shume forte me njera-tjetren. Nese do te benit kete veprim te fundit, majat tuaja te flokeve do te beheshin me dy koka dhe shume te ashpra.

3. Nuk duhet t’i lani çdo dite

Floket tuaj nuk do te jene me te paster nese do t’i lani çdo dite! Perkundrazi, larjet e shpeshta i bejne floket me te yndyrshem dhe me te piset, perveçse i dobesojne ne menyre te konsiderueshme.

4. Ujin nuk duhet ta perdorni shume te nxehte

Nese nga nje ane, uji i nxehte e ben shampon dhe balsamin me te depertueshem te floket, nga ana tjeter, i thane shume ata, pasi te perdorni edhe tharesen e flokeve, citon ElbasaniPlus. Ndaj shpelajini gjithmone ata me uje te vaket.

5. Nuk duhet ta ekzagjeroni me maskat

Ne menyre qe maskat e flokeve te japin efektin e shumepritur nga ju, ato duhet te perdoren vetem nje here ne jave dhe jo me shume se kaq.

6. Nuk duhet te abuzoni me shampon e thate

E pershtatshme dhe e dobishme ne raste urgjente, shampoja e thate nuk duhet te zevendesoje shampon e vertete, sepse ajo nuk i heq papastertite e flokeve.

7. Balsamin nuk duhet ta aplikoni deri ne rrenje

Balsami dhe kremi i flokeve sherbejne per t’i bere floket te lemuar dhe te bute. Pikerisht per kete motiv, ato duhet te aplikohen te maja dhe mesi i flokeve.

8. Floket nuk duhet t’i keni pa lagur kur t’i hidhni shampon

Shampoja duhet te aplikohet mbi floke plotesisht te lagur. Rezultati do te jete me i mire pas perfundimit te procesit te larjes se flokeve, pasi ata do te shkelqejne shume.

9. Nuk duhet t’i shpelani pak

Per floket, nje kujdes teper te veçante duhet te tregoni edhe kur t’i shpelani ata, pasi uji nuk do te heqe vetem shampon, por edhe te gjitha papastertite e tij. Pra beni nje shpelarje te plote dhe me nje kohe te gjate.

10. Mos blini shampo shume te lira

Edhe ne rastin kur blini shampo, tundoheni nga çmimet e uleta qe ofrohen ne treg. Por duhet te dini se nje çmim i ulet do te thote nje cilesi jo e mire. Mundohuni qe te blini shampo profesionale te parukieri apo parukieria juaj qe jua njeh shume mire floket.

Me mire te blini nje shampo cilesore se sa te shpenzoni para per lyerjen e tyre, e cila i demton shume ata.