10 filmat më të mirë me Futboll

Kupa e Botës në Futboll po fillon sot në Brazil. Me këtë rast ne kemi zgjedhur dhjetë filmat më të mirë që janë bërë me sportin më të famshëm në botë, finalet, klubet dhe sfida të ndryshme që sjell loja e futbollit, të cilët definitivisht ia vlen të shikohen.

ShowBiz

12/06/2014 14:01

1. The Game of their lives (2005) – Bazuar në ngjarje të vërtetë, filmi shfaq tregimin e ekipit Amerikan të futbollit në vitin 1950 të cilët luajnë një lojë të vështirë kundër ekipit të Anglisë në Brazil gjatë botërorit.

2. GOAL! The Dream Begins (2005) –  Filmi i parë i trilogjisë së aprovuar nga FIFA, me lojtarë dhe ekipe profesionale të cilët paraqiten në film. GOAL tregon historinë e të riut Santiago Munez, i cili është një futbollist në një klub në vendlindjen e tij. Ai transferohet në klubin anglez Newcatle United dhe takon yjet e mëdhenj dhe idhujt e tij.

3. GOAL II: Living the Dream (2007)– Tanimë yllit të Newcatle United, Santiago Munez,  i ofrohet një vend në Real Madrid. Ai pranon por transferimi shoqërohet me para të mëdha dhe famë, që i testojnë lidhjet dhe besimin me familjen, miqtë dhe njohjet me biznesin.

4. Bend it like Beckham (2003)– Një 18 vjeçare nga Londra, bija e një ortodoksi, e ndaluar nga prindërit të luajë futboll, i bashkohet ekipit të vendit dhe fillon një miqësi të afërt e njëkohësisht rivalitet me Keira Knightley, duke shkuar në Gjermani me ekipin.

5. Victory (1981) – Të burgosurit e luftës bëhen bashkë dhe  përgatiten për një lojë futbolli kundër ekipit Nacional Gjerman që do të luhet në Parisin e okupuar nga Nazistët. Rezistenca Franceze dhe oficerët Britanez  bëjnë plane që ekipi të ikë nga burgu për të luajtur.

6. Fever Pitch (1997)Bazuar në librin autobiografik më të shitur të Nick Hornby, Fever Pitch flet për një fan të obsesionuar të Arsenalit, të luajtur nga Colin Firth. Ai më pas takon Sarën dhe lidhja e tyre zhvillohet rrjedhimisht me fatin jo shumë të mirë të Arsenalit në ligë.

7. United (2011)Ngjarja e vërtetë e e legjendarëve të Manchester United ‘Busby Babes’, ekipi më i ri që ka fituar Ligën ndonjëherë dhe tragjedia e Munihut e vitit 1958 ql ka bërë të humbin jetën tetë nga këta lojtarë. Filmi paraqet edhe intervistat me të mbijetuarit dhe familjet e tyre për të treguar historinë inspiruese të ekipit që komuniteti të kapërcejnë tragjedinë.

8.Will (2011)Një jetim udhëton nëpër Evropë për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll në vitin 2005 mes Milanit dhe Liverpool.

9. The Miracle of Bern (2003)Filmi tregon dy histori të ndryshme të ndërlidhura me fitoren e kampionatit nga ekipi Gjerman i futbollit në vitin 1954. Tregon hisorinë e njeriut të quajtur ‘Adi’ i cili i ka prezentuar këpucët e reja trajnerit. Më vonë është kuptuar që mbiemri i tij ishte ‘Dassler’. Ai ishte themeluesi i kompanisë tani shumë të njohur të veshjeve sportive ‘Adidas’.

10. The Damned United (2009)Drama historike për ekipin Leeds United të vitit 1974 dhe trajnerit Brian Clough, i cili udhëhoqi ekipin për vetëm 44 ditë.