10 Faqet e facebook’ut më të famshme në Kosovë

      Rrjeti social facebook konsiderohet një nga idetë revolucionare të shekullit 21 me impaktin global që ka krijuar, duke e bërë jashtëzakonisht të thjeshtë dhe të shpejtë komunikimin mes njerzve gjithandej globit në të gjitha mënyrat e komunikimit dhe përdorimit duke përfshirë atë personal, mes biznesve, profesionistëve etj. Padyshim se edhe në Kosovë…

Fun

09/07/2015 11:46

 

 

 

Rrjeti social facebook konsiderohet një nga idetë revolucionare të shekullit 21 me impaktin global që ka krijuar, duke e bërë jashtëzakonisht të thjeshtë dhe të shpejtë komunikimin mes njerzve gjithandej globit në të gjitha mënyrat e komunikimit dhe përdorimit duke përfshirë atë personal, mes biznesve, profesionistëve etj. Padyshim se edhe në Kosovë ka gjetur një përdorim shumë të madh në të gjitha fushat e jetës, e sidomos kohëve të fundit vërehet edhe ndryshimi i qasjes së bizneseve të cilat kanë filluar të përdorin rrjetet sociale e e sidomos facebook-un për të arritur deri tek tregu i tyre i synuar. Por në këtë artikull kemi përmbledhur 10 faqet më të famshme në Kosovë dhe laramania është shumë e madhe por duke përfshirë mediat, showbizin, politikën dhe religjionin.

Renditja sipas statistikave të platformave elektronike të cilat bëjnë renditje automatike mund të shihet më poshtë.(lajmi.net)

 

10. E dhjeta në listë renditet faqja zyrtare e reperit 2po2 me 280.128 fansa, e cila kryesisht ka publikime që kanë të bëjnë me aktivitetet e këngëtarit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

1

 

 

 

9. E nënta renditet faqja Xhamia Mbret me 286.530 fansa e cila është e lidhur direkt edhe me uebfaqen ku përmbajtja e publikimeve të tyre krejtësisht ka të bëjë me tematikën e islamit, duke ofruar përmbajtje në formate të ndryshme si shkrime, video, ligjerata etj.

2

 

 

 

 

8. E teta në renditje është faqja e biznesmenit dhe politikanit Behxhet Pacolli me 291.520 fansa e cila kryesisht ka publikime me aktivitetet e tij politike dhe biznesore.

3

 

 

 

7. E shtata renditet faqja zyrtare e portalit informativ InfoKosova me 300.410 fansa, e cila publikon përmbajtje me lajmet e fundit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Bota.

4

 

 

 

6.  E gjashta në radhë renditet faqja zyrtare e portalit tonë lajmi.net 300.764 fansa e cila publikon përmbajtje të fokusuar në lajmet e fundit nga vendi, rajoni dhe bota.

5

 

 

 

5. E pesta renditet faqja e reperit tjetër 2 Ton me 304.589  që kryesisht publikon përmbajtje të aktiviteteve të këngëtarit.

6

 

 

 

4. E katërta renditet faqja e hapur në kujtim të ish presidentit Ibrahim Rugova me 318.353 fansa, quditërisht edhe pse nuk ka ndonjë përmbajtje që ndërlidhet me aktivitet biznesi, por vetëm publikime që kanë të bëjnë me kujtimet për presidentin Rugova, ajo renditet në këtë  dhjetëshe, e faqe të tilla me numër të madh të fansave ka shumë por që janë jashtë kësaj liste.

7

 

 

 

3. Dhe top 3’shen e fillon  faqja zyrtare në Facebook e portalit informativ Telegrafi me 519.493 fansa, ku pë rmbajtja e publikimeve është  me lajmet e fundit nga Kosova rajoni dhe Bota.

8

 

 

 

2. E dyta renditet faqja zyrtare e portalit të lajmeve Gazeta Express me 552.334 fansa,  ku publikohet përmbajtje e fokusuar në lajmet ditore nga vendi, rajoni dhe bota.

9

 

 

 

1. Dhe në vendin e parë radhitet faqja Kur’Ani – Mrekullitë e Kur’anit me 565.696 fansa, ku publikohet 100% përmbajtje religjioze, saktësisht e besimit islam, dhe përmbajtja edhe e kësaj faqe është e formateve të ndryshme duke përfshirë video, shkrime etj.

10