10 fakte të pabesueshme lidhur me flokët që nuk i kemi ditur më parë

Flokët janë nga karakteristikat më unike dhe më të veçanta të trupit tonë.

Fun

18/03/2016 05:34

Këto janë 10 fakte shumë interesante dhe argëtuese për flokët./lajmi.net

1. Ngjyra e zezë e flokëve është ngjyra më e zakonshme në botë, ndërsa ngjyra e kuqe merr vetëm 1% të njerëzve në botë.

2. Flokët mund të rriten kudo në trupin tuaj, përveç në shuplakën e dorës, në shputën e këmbës dhe në buzët tuaja.

3. Flokët janë shumë më elastike sesa që mendoni, ato mund të zgjaten deri në 30% më shumë sesa gjatësia e tyre normale në raste të lagështisë.

4. Ju bien shpesh flokët? Mos u brengosni,  është normale që t’i hedhim nga 40-150 fije floku nga koka në ditë.

5.Ngjyrosja e flokëve filloi të bëhej trend nga viti 1950, atëherë 7% e grave kishin flokët e ngjyrosura ndërsa në vitin 2015 rreth 75% e tyre.

6. Kur një fije floku bie, ajo del përsëri dhe kjo mund të përsëritet 20 herë gjatë jetës së njeriut.

7. Flokët janë të përbëra kryesisht nga keratina, e cila gjithashtu gjendet në shtresën e jashtme të lëkures tonë dhe tek thonjtë.

8. Flokët rriten mesatarisht 3-5mm në ditë, 1.25cm në muaj dhe 15cm në vit.

9. Një fije floku është më e fortë sesa një tel bakri i të njejtit diameter.

10. Koha që shpenzon një grua duke u kujdesur për flokët e saj është mesatarisht 1 orë e 53 minuta në javë.