10 diktatorët më të çmendur në botë, ja ku renditet Enver Hoxha (Video)

Edhe pas vdekjes, ish-diktatori i Shqipërisë Enver Hoxha, vijon të bëjë jehonë jo vetëm mes shqiptarësh, por edhe në botë.

Fun

04/04/2016 18:03

Dhe ajo që çudit edhe më tepër ndërkombëtarët është fakti se ndërtoi 750,000 bunkerë prej çimentoje për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i jashtëm, në një kohë kur vendi kishte një popullsi prej vetëm 3 milionë banorësh.

Në fakt, kjo është arsyeja se pse Hoxha renditet i treti në listën e “10 diktatorëve më të çmendur”.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, diktatorit Hoxha ia kalojnë vetëm Mobutu Sese Seko, ish-diktator i Republikës Demokratike të Kongos.

Çmenduria e tij kishte të bënte me faktin se, ai ndëshkonte këto që i përmendej emri në TV.

Po ashtu Hoxhës, ia kalon edhe Saparmurat Niyazov nga Turkmenistani, i cili i emëronte muajt e vitit sipas emrave të familjes së tij. Ai gjithashtu dënonte këto që vendoste flori tek dhëmbët, si edhe çdo njeri që sinkronizonte buzët me këngëtarët në koncerte.

YouTube player