10 arsye pse patjetër ju duhet soda e bukës

Me shumë gjasë keni të paktën një pako të sodës së bukës në shtëpinë tuaj në këto momente.

Lifestyle

25/06/2015 20:46

Nëse ju jeni si shumica e amerikanëve, ju atë e ruani në depon e ushqimeve, një në frigorifer për të absorbuar erë ndërsa tjetrin në lavamanin tuaj duke e përdorur për pastrim.

Diçka që mund të mos e keni konsideruar është se soda e bukës mund të përdoret për qëllime shëndetësore.

Çka në të vërtetë është kjo sodë?

Është 100 për qind sodium bikarboni, e cila mund të përdoret si agjent thartues në mallrat ushqimore. Kur përzihet me acid, kjo sodë reagon, duke bërë flluska dhe duke lëshuar gaz dioksidi, e cila shkakton që brumi të rritet.

Raportet historike tregojnë se civilizime të ndryshme kanë përdorur forma të ndryshme të sodës për të bërë bukë dhe ushqime tjera të ngjashme.

10 mënyrat e përdorimit të kësaj sode për shëndetin tuaj

Një kuti me sodë buke kushton shumë lirë, duke e bërë kështu njërin prej materialeve më të lira të kuzhinës.

Përveç që mund të përdoret si ilaç pas aksidenteve të vogla, kjo sodë mund të bëhet edhe pjesa juaj e pandashme e pastrimit.

  1. Mund të shërbejë si deodorant natyral

Nëse nuk doni të përdorni deodorante të ndryshme, ju mund të provoni një përzierje të sodës së bukës me ujë. Por, ju mund edhe ta lyeni pjesën poshtë krahëve me një copë sodë buke.

  1. Pickimet e insekteve dhe helmimet

Përsëri një përzierje e ujit dhe kësaj sode do të ju ndihmojë pas pickimeve nga insektet apo helmimeve të ndryshme. Por vendin e pickuar mund ta lyeni edhe pa e përzier me ujë.

  1. Thatësi e stomakut, probleme me lukth dhe ulcerë

Soda e bukës ndihmon duke e neutralizuar acidin në stomak, dhe duke ju ndihmuar kështu të tejkaloni sëmundjet si thartësi të stomakut, problemet me lukth apo ulcerë.

  1. Krem për këmbë dhe lëkurë

Përzieni sodën e bukës me ujë të nxehtë, për të larë këmbët tuaj dhe për ta larguar erën e keqe. Por, edhe një përzierje me ujë të ftohtë, mund të shërbejë si pastë për të lyer lëkurën tuaj të fytyrës apo trupit.

  1. Shampo relaksues

Kjo sodë mund të shërbej edhe si shampo për trupin tuaj. Ajo poashtu pastron edhe tubin e banjës suaj.

  1. Pastrues dore

Përzierja e sodës me ujë “prodhon” edhe një lloj sapuni për të larë duart .

  1. Largimi i ashklave

Një lugë e sodës në një gotë me ujë, the pastaj lajeni vendin në të cilin ju ka hyrë ashkla dy herë në ditë. Shumica e tyre do të dalin jashtë vetë pas disa dite.

  1. Ilaç për djegien nga dielli

Përzieni sodën me ujë të nxehtë mesatarisht, the pastaj hyni në banjo për tu larë. Kur të keni dalë, lëreni lëkurën tuaj të teret vetë, dhe mos e fshini me peshqir, në të kundërt efekti i sodës do të jetë minimal.

  1. Përmirësoni performancën sportive

Tabletat apo dopingu i sodës përdoret sot nga shumë atletë përpara garave të tyre. Shumë sportistë të notit poashtu përdorin tabletë të sodës së bukës para garave të tyre.

  1. Pastë për dhëmbë

Një përzierje e sodës me kripën e detit, do të ju shërbejë edhe si pastë për dhëmbë. Vendoseni këtë përzierje në brushën tuaj të dhëmbëve dhe lani dhëmbët tuaj, do të vëreni zbardhim dhe largim të baktereve