10 aktoret atraktive me sytë e kaltër

Hollywood është vendi i bukurisë dhe glamurit. Të famshmit aty janë të bukur nga paraqitja e tyre dhe nga performancat.

ShowBiz

01/07/2015 22:12

Sytë luajnë një rol të rëndësishëm zbukurues dhe njerëzit me sytë e kaltër vlerësohen si shumë më atraktivë se të tjerët.

Këtu është lista e dhjetë aktoreve të Hollywood-it, që janë të bekuara me këtë ngjyrë të syve.

1. Alexandra Anna Daddario është modele dhe aktore amerikane. Ajo ka luajtur në disa seriale televizive në fillim të karrierës së saj. Kjo femër ka sy të bukur, që e bëjnë të lezetshme dhe atraktive.
1

2. Kimberly Alexis Bledel është producente, aktore dhe modele amerikane. Më shumë njihet për rolin e saj në komedinë televizive “Gilmore Girls”. Lëkura e saj e bukur me sytë e kaltër, e bëjnë atë edhe më tërheqëse.
2

3. Gwyneth Paltrow është aktore dhe këngëtare amerikane. Sytë e saj ngjyrë qielli të kombinuar me flokët e saj të hapur, janë gjërat që bijnë në sy më shumë.
3

4. Cameron Diaz është producente dhe aktore amerikane. Sytë e saj nuk janë edhe aq të mëdhenj, por janë atraktivë, të freskët dhe ekspresivë.
4

5. Reese Witherspoon është producente dhe aktore amerikane. Shumica thonë se sytë e saj nuk janë të kaltër, por me aq sa shohim ne, ajo ka sy shumë të bukur dhe të kaltër, të cilët e bëjnë paraqitjen e saj edhe më atraktive.
reese

6. Amanda Peet, është aktore amerikane, që gjithashtu është parë edhe nëpër shfaqje skenike. Sytë e kësaj aktoreje janë të kaltër dhe të mëdhenj, dhe vlerësohen si më ekspresive se fjalët e saj.
amanda

7. Ashley Victoria Benson është aktore dhe modele amerikane. Ajo është gjithashtu shumë e popullarizuar për shkak të syve të saj të kaltër.
ashley

8. Karen McDougal është aktore dhe modele glamuri. Sytë e saj të kaltër, të bukur dhe të kristaltë e bëjnë atë edhe më sharmante dhe atraktive.
karen

9. Sienna Miller është aktore, dizajnere e modës dhe modele angleze. Ajo gjithashtu njihet si bjondja e bukur me sytë e kaltër.
Sienna

10. Jennifer Lawrence është aktore amerikane, e cila fillimisht është bërë e njohur pëmes disa emisioneve televizive. Sytë e saj të kaltër dhe flokët bjonde janë të papërshkrueshme.
lawrence