1 në 5 njerëz vuajnë nga mëlçia e dhjamosur edhe pse pa e ditur: Ja çfarë duhet të dini…

Njerëzit të cilët konsumojnë shumë alkool dhe yndyrna kanë një rrezik shumë të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e mëlçisë.

Lifestyle

02/01/2018 20:07

Megjithëse edhe jo-alkoolikët mund të kenë shans për t’u prekur nga iflamacionet e mëlçisë dhe mëlçia e dhjamosur. Sëmundjet e mëlçisë mund të rezultojnë shumë të rrezikshme nëse nuk tregohet kujdes i veçantë për to , ato mund të çojnë në cirroze dhe kancer të mëlçisë.

Sipas statistikave 1 në 5 njerëz vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë edhe pse nuk e dinë, pasi ky organ nuk jep simptoma. Megjithatë disa nga simptomat jepen zakonisht kur sëmundja apo inflamacioni ka arritur një stad të lartë. Disa nga këto simptoma janë marramendje, humbje peshe, dhimbje barku në pjesën e sipërme në anën e djathtë etj.

Rasti i mëlçisë së dhjamosr nuk vjen si rezultat i konsumimit të alkoolit, por nga kequshqyerja, rezistenca e insulinës, diabeti, kolesteroli i lartë, hepatiti viral dhe disa medikamente si aspirina, diltiazemi, kortikosteroidetm, amiodaroni, tetraciklina apo barna të tjera antivirale.

Ju duhet të ndiqni patjetër këto këshilla për të parandaluar mëlçinë e dhjamosur apo inflamacione të tjera të këtij organi:

Dietë e ulët glicemike: shmangni ushqimet që rrisin nivelin e sheqerit në gjak të tilla si orizi, patatet, shalqini, ushqmet e përpunuara, drithërat e ëmbla, çokollatat dhe birrën.

Ushqimet më të mira për inflamacionet e mëlçisë janë: qepa, molla, veza, bishtajoret, dardha, brokoli, lakra, karrotat, të gjitha perimet me gjethe jeshile, gjiza pa kripë etj.

Bëni aktivitet fizik: sipas një artikulli të bërë në Revistën e Hepatologjisë në 2012, thuhej se stërvitja është një terapi e lirë dhe efektive në trajtimin e mëlçisë së dhjamosur dhe problemeve të tjera të saj. Bëni 40 minuta ushtrime të paktën 5 herë në javë.

Farat e linit: janë ta pasura me phytokonstitunete të cilat parandalojnë në mënyrë efektive hormonet e dëmshme që dëmtojnë mëlçisë. Farat e linit mund t’i shtoni në sallatë.

Lulerradhiqet: janë jashtëzakonisht shumë të dobishme për të rritur funksionin e mëlçisë dhe për ta pastruar atë. Ajo pastron dhe metabolizon yndyrën e akumuluar rrëth mëlçisë. Bëni çaj me lulerradhiqet dhe pijeni 3 herë në ditë.

Koriandra: është një trajtues efektiv bimor i pasur me antioksidantë dhe ndihmon në pastrimin dhe detoksifikimin e mëlçisë.

Kanella: ndihmon në tretje dhe është shumë e mirë në shëndetin e mëlçisë. Shtoni kanellë në sallatë ose supë.

Shafrani i Indisë: ka përbërës shumë aktivë, si kurkumi i cili trajton në mënyrë efektive sëmundjet e mëlçisë dhe verdhëzën. Kjo erëz është e mahnitshme, ajo redukton inflamacionin, stresin oksidativ, përshpejton metabolizmin, përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës, zvogëlon dëmtimin e mëlçisë. Sipas studimeve thuhet se shafrani mund të trajtojë edhe kancerin e mëlçisë.

Disa ushqime të tjera shumë të mira për shëndetin e mëlçisë janë: çaji jeshil, ushqimet e pasura me acid folik, kolinë, vitaminë E, B6, B12, boronicat, xhenxhefili, gjiza pa kripë, papaja, ekstrakti i farave të rrushit etj.

Përveç këtyre ju duhet gjithashtu të shmangni alkoolin, yndyrnat e ngopura, ushqimet e përpunuara etj.

/Burimi: Doctor’s Health Press/