1 milion “Pika shiu” për Enin dhe Gencin

Dy javë më parë, dyshja Eni Koci dhe Genc Prelvukaj sollën duetin e radhës.

ShowBiz

30/12/2017 11:12

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm, Eni dhe Genci publkuan këngën me titull “Shi bie në Tiranë”, shkruan lajmi.net.

Projekti po pritet mirë nga publiku dhe tashmë ka kaluar shifrën prej 1 milion klikimesh në kanalin YouTube.

Për këtë gjë, Eni është shprehur e lumtur dhe në llogarinë e saj në Instagram ajo ka shkruar “1 milion pika shiu te verteta, faleminderit njerëz”.

Kujtojmë që dyshja tash e një kohë përfliten për një lidhje të mundshme, ani pse nuk e pranojnë dyshja shumë herë janë “kapur” nga paparazët bashkë. /Lajmi.net/

YouTube player