1 milion euro për foton e një patateje

Sot vërtet paguhet më shumë për prodhimet bio, por askush s’do kishte menduar se mund të paguhej 1 milion euro për fotografinë e një patateje irlandeze të sapo nxjerrë nga toka.

Bota

25/01/2016 18:44

 

Fotografi Kevin Abosch, 46 vjeç ia shiti foton një biznesmeni evropian, që nuk ia zbuloi emrin.

E kishte bërë në 2010, bashkë me disa foto të tjera të Stiven Spilberg, Majkëll Pejlin, Sheril Sandberg dhe Malala Jusafzai…

Ekzistojnë vetëm tre foto të kësaj patateje irlandeze, njëra është pjesë e një koleksioni privat, tjetra i është dhuruar një muzeumi arti në Serbi dhe e treta ju shit këtij biznesmeni misterioz.

I pyetur se cili ishte fati i objektit të fotografuar, Abosch tha se nuk është në dijeni se çfarë ka ndodhur me pataten #345, numri që i ishte vendosur tregon se sa shkrepje të tjera kishte bërë për të arritur tek ajo.

Punët e Abosch janë të njohura në të gjithë botën. Njëra prej tyre mund të shitet deri në 200 mijë paund.