1 milion “Dritat” e Yllit dhe 2Po2

Një javë më parë dyshja Ylli Limani dhe reperi 2Po2 kanë bashkuar forcat në një projekt të përbashkët.

ShowBiz

25/11/2017 08:00

Është kjo kënga “Dritat” e cila u publikua më datë 14 nëntor duke u shoqëruar me videoklip më ndryshe prej herave të tjera, madje një skenë e këtij klipi ajo ku Ylli varrosej u përfol shumë, shkruan lajmi.net.

Kënga është pritur mirë nga publiku dhe deri tani ka marrë mbi 1 milion klikime, sukses ky shumë i madh për dyshen.

“Dritat” ishte paralajmëruar kohë më parë nga 2Po2 dhe Ylli, kurse gjithë kjo pritje nga fansat e tyre duket se ia ka vlejtë, ngase kënga po pëlqehet shumë nga publiku. /Lajmi.net/

YouTube player