1 milion dollarë, ja kush është biznesmeni i shpallur në kërkim (Video/Foto)

Ky është biznesmenit Rexhep Dauti, i shpallur në kërkim nga policia, pasi ndaj tij, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë një urdhër arresti për krijimin e skemave mashtruese, në fushën e shitblerjes së kromit.

Lajme

18/11/2016 22:51

Televizioni Klan ka siguruar foton e biznesmenit në kërkim, por edhe të Sokol Nasufit, bashkëpunëtorit të tij, edhe ky biznesmen në fushën e kromit.

Nasufi u arrestua nga policia mbrëmjen e të enjtes, sëbashku me Mehmet Dautin, për të njëjtën skemë mashtruese. Vetëm vendndodhja e Rexhep Dautit ende nuk dihet nga policia. Për të tre biznesmenët Gjykata e Tiranës dha paraprakisht masën e “arrestit me burg”.

Kjo formë mashtrimi, u zbulua nga Prokuroria e Tiranës dhe Drejtoria e Hetimit Tatimor, pas një hetimi disa mujor. Të tre të akuzuarit, bashkëpunonin nëpërmjet faturimit fiktiv të shitjes dhe blerjes së mineralit të kromit, duke përfituar më pas nga rimbursimin e TVSH-së. Faturat figurojnë gjatë vitit 2013.

Vlera e dëmit të shkaktuar në buxhetin e shtetit, mësohet se arrin në rreth 1 milionë dollarë.


56756 by PanoramaVideo