1 miliardë përdorues rrezikohen nga WhatsApp dhe Telegram – Lajmi.net
1 miliardë përdorues rrezikohen nga WhatsApp dhe Telegram
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 21:03, 16 March 2017
Mjafton një foto për të hakeruar WhatsApp dhe Telegram, dy çatet popullore që së bashku kalojnë 1 miliardë përdorues.

Virusi është i fshehur në brendësi të një fotoje, “të pafajshme nga pamja”. Në momentin që viktima klikon mbi foton e hakeruar mund ti japë akses të plotë të dhënave të arkivuara të përdoruesit e mund tu dërgojë viruse edhe kontakteve, duke krijuar një rrezik potencial shpërndarjeje.

Ky virus është zbuluar nga studoiuesit e Check Point Software Technologies, që kanë lajmëruar këto dy shoqëri për këtë kërcënim në nivel global.

WhatsApp me mbi një miliardë përdorues është për momentin shërbimi mesazhor më i përhapur në botë. Telegram numëron 100 milionë përdorues mujorë aktivë që dërgopjnë më shumë se 15 miliardë mesazhe në ditë. Të dyja kanë një sistem sigurie të bazuar në kriptografinë ‘end-to-end’, që do të thotë se mesazhet deshifrohen vetëm nga personat që po komunikojnë dhe nga askush tjetër.

E në fakt është pikërisht ky sistem origjina e këtij virusi, kjo pasi WhatsApp dhe Telegram nuk mund të shohin përmbajtjen dhe janë të paaftë të ndërhyjnë për të ndaluar dërgimin e viruseve në formë mesazhesh.

 

Fjalët kyçe: Telegram, WhatsApp

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master Japan
  • Play Stealth Sniper
  • Play Berry Rush