“1 Gur, 2 Plluma” publikohet nga S4MM

S4MM ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar duke publikuar disa këngë mjaft të pëlqyera.

ShowBiz

24/11/2018 19:39

Reperi nga Tetova S4MM, ka sjell projektin e ri muzikor të finalizuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

“1 Gur 2 plluma”, mban titullin kënga e re e S4MM, në të cilën pasqyron jetën e tij gjersa i bën ‘diss’ reperëve që e ‘thumbuan’ atë.

Kjo këngë e S4MM pritet të pëlqehet nga publiku, ku tashmë mund ta gjeni në kanalin, Youtube.

Ai po ashtu, është shndërruar edhe në një reper mjaft të ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale. /Lajmi.net/

YouTube player