1 bilion njerëz përdorën Facebook-un brenda një dite

Vetëm gjatë ditës së hënë të kësaj jave në Facebook janë kyçur 1bilion njerëz anë e mbanë botës. Këtë e ka bërë të ditur themeluesi dhe udhëheqësi i kësaj kompanie, Mark Zuckerberg, transmeton lajmi.net.

Fun

27/08/2015 23:36

Zurcerberg e ka bërë këtë të ditur nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare.

“Sapo kaluam një moment historik. Për herë të parë në historinë tonë, një bilion njerëz kanë përdorur Facebook-un brenda një dite. Të hënën, një në 7 njerëz në tokë kanë përdorur Facebook-un për t’u lidhur me miqësinë dhe familjen e tyre”, shkruan Zurcerberg, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ky është një moment historik, por në të njëjtën kohë është vetëm fillimi i diçkaje madhore.

“Ky është moment i parë në historinë tonë, por në të njëjtën kohë është vetëm fillimi i lidhjes së tërë botës në Facebook. Jam shumë krenar me ekipin tonë për progresin që po e bëjmë. Një botë e hapur dhe e lidhur është një botë më e mirë. Ajo rezulton në marrëdhënie më të forta me ata që doni, ekonomi më të zhvilluar me më shumë mundësi, si dhe shoqëri më të fortë që reflekton vlera tek të gjithë ne”, ka thënë Zuckerberg. /lajmi.net