1.15 miliard euro për 4000 ditë

Florentino Perez mbushi 4000 ditë në postin e presidentit të Real Madridit, në dy mandatet e deritashme. Ai gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar besoni apo jo, 1.15 miliard euro.

Sport

03/10/2014 00:40

Në dy aventurat e deritashme në postin e presidentit të Real Madridit, Florentino Perez ka fituar 12 tituj, mes të tjerash dy herë Ligën e Kampionëve dhe tri herë La Ligën.

Por, shumëkush mendon se suksesi ka kushtuar shtrenjtë. Nëse bëjmë një llogaritje, Perez ka shpenzuar rreth 1.15 miliard euro në përforcime, në saktësisht 4000 ditë në detyrë.

Yje të shumtë, Figo, Zidane, Ronaldo, Cristiano, Bale, Rodriguez e Kroos erdhën në Santiago Bernabeu dhe ata në total kapin një shumë marramendëse.

Por, as suksesi nuk ka munguar, edhe pse çmimi pa dyshim se është i lartë.