05-shat e Ferizajt bëhen bashkë sërish për t’i kënduar dashurisë

Reperi 2Ton ka shprehur dëshirë që duetin e radhës ta sjell me deputetin nga radhët e AKR-së, njëherësh këngëtarin e mirënjohur Labinot Tahiri.

ShowBiz

15/05/2018 17:35

Ky i fundit ka zgjedhur portalin lajmi.net për t’i shpalosur detajet ekskuzive ku tregon se kënga i dedikohet dashurisë dhe teksti është shkruar nga 2Ton, shkruan lajmi.net

Ai zbulon gjithashtu se kënga është incizuar në kohë rekord, brenda natës dhe orkestrimi i saj është bërë në Maqedoni.

Mysafiri në këtë projekt muzikor, i cili do ta këngojë refrenin e këngës, bën të ditur se xhirimet e klipit kanë nisur dhe komplet kënga finalizohet shumë shpejt. Në kanalin zyrtar në Youtube pritet të dalë brenda 3-4 ditësh.

Kujtojmë se para një muaji 2Ton e ka sjell këngën ‘1 Xhiro’ e cila ka rezultuar me shumë sukses e deputeti Labinot Tahiri po rikthehet fuqishëm me projete të reja muzikore ku përveç me 2Ton është edhe një tjetër këngë e re për të cilën po punon.

Kujtojmë se ferizajasit kanë bashkëpunuar edhe më herët ku 2Ton ishte mysafir i Labit në këngën ‘Krejt ti fala’ e cila ishte padyshim hiti i 2013-tës.

Duetin me 2Ton, Labinot Tahiri për lajmi.net e ka zbuluar akoma pa dalë ndonjë imazh në rrjete sociale që qonte deri tek ky detaj./Lajmi.net/

Labinot Tahiri po vjen me dy projekte të reja muzikore

https://www.instagram.com/p/BizRlV9hmRe/?hl=en?&taken-by=labinottahiriofficial

YouTube player