Shuhet zjarri në shtëpinë në Mitrovicë

Vazhdon të digjet shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë. Një zjarrfikës ka marr lëndime dhe është dërguar në për tretman mjekësor.

Lajme

28/03/2015 19:39

(I plotësuar) Njësitet e zjarrfikësve tashmë kanë arritur të shuajnë zjarrin në shtëpinë e Xhafer Devës.

Pas shumë orësh punë dhe lëndimit të një zjarrfikësi tashmë zjarri është shuar i tëri dhe ekipet janë larguar nga vendi.

_________________________________

​Vazhdon të digjet shtëpia Xhafer Devës, një zjarrfikës i lënduar

Gjatë gjithë ditës ekipet e zjarrfikëseve nuk kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, kur është lënduar kolegu i tyre për pak qaste është ndërprerë puna, por momentalisht sapo kanë filluar sërish të gjuajnë ujë në ndërtesë.

Prezentë janë edhe Policia e Kosovës.

Kjo shtëpi është njëra nga më të vjetrat në Mitrovicë.

Pronari, Xhafer Deva ishte në anën e gjermanëve në Luftën e Dytë Botërore derisa për një kohë ishte emëruar Ministër i Punëve të Brendshme të Shqipërisë në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës.

Djegia e monumenteve të mbrojtura me Ligjin për Trashëgimi Kulturore tashmë është bërë praktikë e shumë pronarëve, për t’i lënë vend ndërtimeve të reja. Vetëm në Prishtinë, kësisoj kishte ndodhur me ish-hotelin Union, me ish-konsulatën ruse, e të tjera.

Shtëpia e Xhafer Devës është e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit, dhe bazuar në Databazën elektronike për Trashëgimi Kulturore të Ministrisë së Kulturës, kjo ndërtesë i takon shekullit XIX. (Kosovapress)