​Vajza helmon nënën për iPhone

Një vajzë 12 vjeçare në Denver është në burg pasi që dy herë ka tentuar të vrasë nënën e saj për shkak se ia kishte marrë iPhone-in.

Bota

23/03/2015 12:38

Vajza i kishte qitur helm në pije nënës së saj është thënë nga policia.

Herën e parë ajo ishte helmuar më 2 mars ku gruaja kishte dyshuar se vajza nuk e kishte larë mirë gotën, por pas disa ditësh asaj i kishte ndodhur e njëjta gjë, ku kishte kërkuar sqarime nga vajza e saj.

E bija i kishte thënë së ëmës se ka dashur ta vrasë pasi që ia kishte marrë Iphonin, transmeton American Broadcasting Company News.