​Ushqimet e shëndetshme për mëngjes

Është i njohur fakti se ushqimi në mëngjes ju mban të shëndetshëm dhe nuk duhet ta anashkaloni atë asnjëherë.

Lifestyle

13/06/2016 09:29

Por, Jackie Newgent autore e librit të suksesshëm, “1000 receta me pak kalori”, i shitur në mbarë botën, ka sugjeruar për portalin health disa ushqime të shëndetshme që do ju mbajnë në formë gjatë gjithë ditës. Nuk është e nevojshme të ndryshoni menynë tuaj të rregullt gjatë mëngjesit, por thjesht të shtoni edhe këta përbërës:

Fara liri – konsumoni 1 lugë gjelle në ditë. Ju shton sasinë e Omega – 3 që duhet të merrni.

Fistikë- ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Shafrani i Indisë – hidhni një majë luge në ushqimin që konsumoni, është një nga përbërsit kryesor për luftimin e kancerit.

Humusi – përmban proteina që ju mbajnë shëndetshëm

Manaferrat – ju ndihmojnë të merrni vitaminë C.