​Ueb-sajti i ISIS sulmohet nga hakerët (Foto)

Një ueb-sajt që propagandonte ISIS është sulmuar nga hakerët, të cilët e kanë zëvendësuar me një reklamë për viagra që u thotë ekstremistëve të qetësohen.

Bota

25/11/2015 23:43

Sajti i grupit terrorist u bënte thirrje ekstremistëve që të bashkoheshin, por më pak se një javë më vonë sajti është hakuar dhe vizitorët në faqen priten me një mesazh të ilaçit çudibërës.

Grupi i hakerëve i njohur si Anonymos kanë premtuar se do të hakmerren ndaj ISIS pas sulmeve në Francë ku u vranë 130 vetë.