​Turqia dënon deklaratat e Putinit për gjenocidin armen

Turqia hodhi poshtë dhe dënoi sot deklaratat e mbajtura gjatë ceremonive me rastin e 100-vjetorit të gjenocidit armen në Erevan nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili konfirmoi se asgjë nuk mund t’i justifikonte masakrat në masë.

Bota

24/04/2015 20:15

Turqia refuzon cilësimin si gjenocid të ngjarjeve të vitit 1915.

“Ne hedhim poshtë dhe dënojmë cilësimin e ngjarjeve të vitit 1915 si gjenocid nga presidenti rus, Putin, pavarësisht paralajmërimeve dhe thirrjeve tona”, shkruan në një Komunikatë Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë, që hedh poshtë në mënyrë kategorike karakterin e organizuar të masakrave të kryera nga Perandoria osmane.