​Trump kërkon ligje më të rrepta për armët

Kandidati republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump, ka thënë se pas asaj që ndodhi në Orlando, do t’i pëlqente që njerëzve në listën e terrorit t’iu ndalohej blerja e armëve.

Bota

15/06/2016 18:40

Kandidati republikan tha se do të takohet me Shoqatën Kombëtare të Armëve për ta diskutuar këtë çështje.

49 njerëz u vranë në një klub nate për homoseksualë nga Omar Mateen, i cili ka qenë në listën e terroristëve nga FBI-ja. Gruaja e tij gjithashtu, po merret në pyetje në lidhje me ngjarjet, të cilat shënuan sulmin më të keq ndaj masës në historinë e SHBA-ve.

Mateen ka qenë në këtë listë për dhjetë muaj derisa ishte nën hetime për shkak të komenteve nxitëse në punë. Por, FBI-ja arriti në përfundim se nuk kishte prova për sulme terroriste.

29 vjeçari, shtetas i SHBA-ve me prindër afganë, kishte blerë një pushkë dhe një pistoletë në fillim të qershorit.

Hetuesit akoma nuk po munden ta gjejnë shkakun e vërtetë për sulmin e bërë.

Mateen ishte zotuar për besnikëri ndaj të ashtuquajturit Shtet Islamik, pasi ai e kishte kryer sulmin dhe njerëzit q ë e njihnin atë kanë thënë se ai shfaqte një urrejtje të dukshme ndaj homoseksualëve. FBI-ja po heton gjithashtu raporte se Mateen kishte bërë disa vizita në klubin “Pulse “ dhe kishte kontakt me meshkuj të tjerë homoseksualë.

Deri më tani, Trump ka qenë një përkrahës i mbrojtjes së të drejtave për armë dhe kandidatura e tij ishte miratuar nga Shoqata Kombëtare e Armëve(NRA), muajin e kaluar.