​Sulmuesja e San Bernandinos i ishte zotuar në besnikëri liderit të ISIS-it

Një nga sulmueset në Kaliforni ku mbetën 14 të vdekur, Tafsheen Malik, besohet të jetë zotuar në besnikëri ndaj liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr Al­-Baghdadi, ka raportuar CNN të premten, duke cituar tre zyrtarë amerikanë.

Bota

04/12/2015 17:32

Një nga këta zyrtarë ka thënë se Malik ishte zotuar në besnikëri ndaj Al-Baghdadit përmes një postimi në rrjetin social Facebook me anë të një llogarie në një emër tjetër.

Malik dhe bashkëshorti i saj 28-vjeçar Syed Rizwan Farook, kanë vdekur gjatë përleshjeve të armatosura me Policinë pas sulmit në San Bernandino. /Kp