​Sulm me armë në një shkollë, dyshohet për të vdekur dhe të plagosur

Një sulm i armatosur ka ndodhur në një shkollë fillore në Karolinën e Jugut, SHBA.

Bota

28/09/2016 21:16

Fox News raporton se Policia është njoftuar se në shkollën fillore Townville SC pasditen e sotme është informuar për një situatë emergjente.

Greenville News raportoinse dy fëmijë u plagosën dhe një njeri u gjet i vdekur në afërsi të shkollës. Një i dyshuar thuhet se është arrestuar .

Megjithatë zyrtarët e qarkut nuk kanë dhënë ende asnjë informacion shtesë.

Shkolla fillore Townville ka 286 fëmijë nga kopshti deri në klasën e 6.