​Stilet e flokëve në trend për këtë vit

​Keni vendosur të ndryshoni stilet e flokëve, por akoma nuk dini për stilin që doni të boni. Është e preferueshme që stilin e flokëve ta përshtatni edhe me stilin tuaj.

Lifestyle

03/05/2016 18:36

Balluket dhe stilet e flokëve të valëzuara vazhdojnë të mbeten aktual edhe më tej.

Më poshtë do t’ju paraqesim disa stile të flokëve që janë në trend për këtë vit.

Balluket

Balluket edhe këtë vit vazhdojnë të jenë pjesë e trendit edhe për këtë vit. Por, mënyra se si dukemi me to, varet edhe nga forma e fytyrës dhe volumi i flokëve. Por, nëse doni të eksperimentoni me balluke, atëherë leni ato më të gjata dhe, në rast se nuk dukeni bukur, mund të vëni menjëanë ato.

Valë natyrale

Valët natyrale të flokëve dhe dredhat e theksuara edhe më tej vazhdojnë të jenë në modë. Është mirë që t’i leni anash drejtueset e flokëve apo tharësen. Lini flokët të thahen në mënyrë natyrale dhe do të fitoni valë natyrale. Sa më të shkurtra flokët, aq më mirë do të theksohen dredhat e juaja.

Stili i flokëve në mënyrë franceze

Prerja e shumë e shkurtë të flokëve edhe këtë vit vazhdon të jetë në trend. Me një pamje të tillë të flokëve, ju do të dukeni shumë elegante dhe tërheqëse.

Prerje e shkallëzuar

Për femrat që nuk duan të heqin dorë nga flokët e gjata, mund të ju japim si propozim shkallëzimin e tyre, duke rifreskuar pamjen tuaj.

Prerje elegante në njërën anë

Kjo prerje padyshim do të jetë në trend edhe gjatë vitit 2016, por ju mund të eksperimentoni paksa me këtë stil. Mund të preni flokët me gjatësi të shkurtër dhe ti ndani në njërën anë në vesh ndërsa pjesa tjetër e lëshuar./Kp