​Spanja në ngërç politik, liderët nuk bien dakord për krijimin qeverisë së re

Spanja ende vijon të mbetet në një ngërç politik, pasi partitë kryesore të vendit nuk kanë arritur të bien dakord për krijimin e Qeverisë së re.

Bota

08/01/2016 13:48

Asnjë prej forcave politike nuk arriti të sigurojë një shumicë të mjaftueshme në zgjedhjet e fundit, të mbajtura më 20 dhjetor të vitit 2015, ndaj zgjidhja e vetme është një koalicion i mundshëm.

Megjithatë, edhe ky opsion duket tejet i vështirë. Në deklaratë për mediat, lideri i Partisë Socialiste, Pedro Sanchez, përjashtoi mundësinë e formimit të qeverisë Partinë e Popullit, lideri i së cilës është kryeministri i vendit gjatë katër viteve të fundit, Mariano Rayoi. Sanchez nënvizoi se nuk do të pranonte asnjë kandidat nga kjo forcë politike.

Në këto kushte, shanset më të mëdha janë për një marrëveshje midis partisë Podemos, asaj Socialiste si dhe disa partive të tjera të vogla. Problemi i vetëm i këtij skenari mbetet çështja e Katalonias.

Lideri i Partisë Socialete, Sanchez, e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së një referendumi për pavarësinë e këtij rajoni duke e cilësuar një gjë të tillë si anti-kushtetuese, ndërkohë që kryetari i Podemos, Pablo Iglesias, ka deklaruar se e ardhmja duhet të vendoset nga qytetarët katalanas.