​Shtatë sulme ajrore kundër ISIS

SHBA-të dhe shtetet aleate kanë ndërmarr shtatë sulme ajrore kundër ISIS në Irak, ndërsa katër në Siri ka deklaruar ushtria amerikane.

Bota

15/03/2015 17:44

Cak i sulmit në Irak kanë qenë vendet e islamistëve në afërsi të qyteteve Ramadi, Falluxha, Tal Afar dhe Kaim thuhet në deklaratë, transmeton Reuters.

Në Siri janë sulmuar pozicionet e ISIS në afërsi të qytetit Koban në kufi me Turqinë.

Në këto sulme janë shkatërruar nëntë caqe islamiste, ka deklaruar ushtria e SHBA-ve.