​Shtatë problemet e mëdha që e presin Valverden në Barcelonë

E përditshmja spanjolle Marca ka bërë një analizë, rreth asaj se çfarë duhet të ndryshojë ose të bëjë Valverde në Barcelonë.

Sport

29/05/2017 21:46

Spanjollin e presin punë shumë të vështira që në fillim, pasi i duhet të ndryshojë shtatë gjëra, të cilat do ta mbanin Barcelonën në vijë me skuadrat më të mëdha.

Shtatë gjërat që duhet të bëjë Valverde janë:

Ta rikthej Barcelonën në krye të futbollit botëror – Barcelona kohëve të fundit ka humbur vendin e parë në renditjen e UEFA-s dhe FIFA-s, pavarësisht se është në mesin e më të mirave

Të vazhdojë me Iniestan – Mesfushori katalunas ende nuk ka vendosur rreth kontratës së re, por Valverde do të tentojë ta bind Iniestan se ai është një lojtar i rëndësishëm në ekipin e tij

Të zvogëlojë rëndësinë e MSN – Kur treshja e Barcelonës është në formë, ata fitojnë pa problem, por kur kjo treshe ka probleme, atëherë Barcelona vuan shumë dhe kjo i ka kushtuar këtë edicion

T’i besojë akademisë – Barcelona kohëve të fundit shumë pak i ka besuar lojtarëve që kanë dal nga akademia, pasi më shumë janë mbështetur në blerjet e mëdha

Të menaxhojë Messin – Argjentinasi shumë shpejtë do t’i bëjë 30 vjet dhe Valverdes i duhet të ketë kujdes me të dhe të reduktojë minutazhën e tij

Të ofrojë një fytyrë miqësore – Barcelona ka vuajtur shumë me trajnerin Luis Enrique, i cili nuk ishte aspak miqësor me mediat, madje shpesh kishte krijuar edhe skandale

Të përmirësojë mbrojtjen – Një nga problemet më të mëdha të kësaj Barcelone është mbrojtja. Këtë e tregon edhe fakti se gjatë këtij edicioni mori katër gola ndaj PSG dhe tre gola ndaj Juventusit