​Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit me Francën për punësim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi i cili është në vizitë zyrtare në Francë, sot është takuar me homologen e tij franceze, ministren e Punës, Punësimit dhe Aftësimit profesional, Myriam El Khomri.

Lajme

10/02/2016 19:20

Siç njofton ministrai, në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Francës në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional, raporton lajmi.net.

“Ministri Abrashi zhvilloi takim me homologen e tij, znj. Myriam El Khomri, Ministre e Punës, e Punësimit, Aftësimit profesional dhe Dialogut social, në Qeverinë e Republikës së Francës. Në takim u diskutua për mundësitë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për përkrahjen e Francës për MPMS-në, kryesisht në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional”, thuhet në komunikatë.

Tutje MPMS njofton se Abrashi dhe homologia e tij El Khomri, u zotuan që gjatë muajve të ardhshëm do të shkëmbejnë vizita teknike dhe do të përgatiten për Samitin e Parisit i cili do të mbahet në korrik, samit ky që ka në fokus zhvillimin e kapitalit njerëzorë dhe fuqizimin e rinis.

Abrashi në Francë do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë nga Ministria e Jashtme franceze, deputetë nga grupi i miqësisë Francë-Kosov ë si dhe përfaqësues të Asamblesë Kombëtare të Francës./lajmi.net