​Shënohet njëvjetori i medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit

.

Sport

07/08/2017 08:41

Komiteti Olimpik i Kosovës sot do të organizojë ceremoninë e njëvjetorit të medaljes së artë olimpike të Majlinda Kelmendit, të fituar në “RIO 2016”.

Ceremonia mbahet në amfiteatrin pranë Hotel “Grand” në Prishtinë,  duke filluar nga ora 19:30.

Majlinda Kelmendi më 7 gusht të vitit të kaluar, fitoi medaljen e parë të artë olimpike për të dhe për Kosovën, duke bërë që flamuri ynë të valëvitet lartë në Brazil, për të na dhuruar emocione të pafundme./Lajmi.net/