​SHBA: Aeroplani ra në zonën e banimit (Foto)

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në një zonë banimi në qytetin e Akron, Ohio , dhe sipas raporteve të para dy persona kanë vdekur.

Bota

10/11/2015 23:22

Aeroplani i vogël “Hawker 25” , i cili po fluturonte drejt aeroportit Fulton në Akron , ka ngecur në një ndërtesë banimi që mori, pas së cilës banorët lokalë kanë mbetur pa energji elektrike .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë veturat e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë tentuar ta fikin zjarrin, transmeton Rusia Today.