​Serbët protestojnë për Trepçën, bllokojnë magjistralen Mitrovicë-Leposaviq

Rreth 100 punëtorë serbë të shkritores së Trepçës në Zveçan, por edhe të tjerë, kanë protestuar sot rreth orës 14:00 në fshatin Rudare, duke bllokuar magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Lajme

05/10/2016 16:47

Protestuesit thanë se kanë dal në rrugë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, që projektligji për Trepçën të shqyrtohet në seancën e Kuvendit që do të mbahet të premten.

Ata kanë bartur flamuj të Serbisë dhe të minatorëve, ndërsa janë udhëhequr nga drejtori i tyre Jovan Dinkiq.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe kryetarët ilegalë të veriut të Mitrovicës, Aleksandar Spiriq, si dhe ai i komunës së Zveçanit, Ivan Todosijeviq.Protesta ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërsa nuk është shënuar ndonjë incident.