​Samuel Zhbogar arrin në Kuvendin e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës para pak minutash ka arritur edhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Lajme

14/12/2015 10:30

Seanca për miratimin e buxhetit të Kosovës nuk ka filluar ende, edhe pse ishte paralajmëruar të fillojë në orën 10:00.

Opozita ka paralajmëruar se do ta pengojë edhe këtë seancë, ndërsa në Kuvend u panë edhe disa deputetë që janë në arrest shtëpiak.

Faktorët ndërkombëtarë vazhdimisht kanë thënë se veprimet e opozitës që hedhin gaz në seancë janë të papranueshme për demokracinë.