​Pyetjet që secila femër duhet t’ia bëjë mashkullit

Depërtimi në trurin e mashkullit mund të jetë një nga punët më të vështira që ekzistojnë.

Lifestyle

13/07/2015 08:19

Femrat janë të prira që të përdorin taktika të ndryshme për të kuptuar se çfarë ndodh në kokën e partnerit, mirëpo mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë është të pyesësh.

Dhjetë pyetjet e mëposhtme secila femër duhet t’ia bëjë mashkullit që në fillim të lidhjes, ndërsa disa prej tyre madje që në fazën e joshjes dhe flirtit.

Disa përgjigje ndoshta nuk do t’u pëlqejnë, por është më mirë që të kuptohet e vërteta para se të thellohen ndjenjat.

Cilat janë qëllimet tua kryesore

Duhet të pranoni se jo të gjitha qëllimet e tij ju përfshijnë juve. Në fakt, disa prej tyre janë caktuar para se ju të hynit në jetën e tij.

Çfarë fëmijërie ke pasur

Duke njohur mënyrën se si është rritur, më lehtë do ta kuptoni personalitetin e tij dhe pse është i tillë si është.

Çfarë të bën të pasigurt

Është më mirë të dihen pasiguritë e dikujt para se ato të dalin në pah. Në këtë mënyrë nuk do të hutoheni, por do ta dini se si të silleni në momentin kritik.

Cilat janë objektivat profesionale

Për të ardhmen e lidhjes është mirë të dini nëse mendon të zhvendoset për shkak të karrierës, të kalojë më shumë kohë në punë dhe të ngjashme.

Çfarë pret nga lidhja

Nuk kanë të gjithë mendim të njëjtë për lidhjen. Prandaj është mirë që të sqarohet që në fillim dhe të dihet se çka është për të lidhja e dashurisë.

A dëshiron fëmijë

Disa çifte asnjëherë nuk flasin për këtë, prandaj kur njëri partner thotë se dëshiron të ketë fëmijë, mbetet i shokuar kur kupton se tjetri asnjëherë nuk ka dashur të bëhet prind.

Çka të tërheq te femra

Secili ka mendimin personal mbi partnerin ideal që nuk ka të bëjë vetëm me dukjen fizike.

Çfarë pret nga vetja

Atë që mashkulli e pret nga vetja, sipas të gjitha gjasave do ta kërkojë edhe nga ju.

Çka pret nga partnerja jote

Çfarë dëshiron nga ju? Cila është gjëja më e rëndësishme që femra ia ofron? Çka kërkon në përgjithësi nga partnerja?

Si është familja dhe miqtë e tu

Kush janë ata, si janë, çfarë bëjnë, cilat janë raportet mes tyre? Më thjeshtë, kuptoni gjithçka në lidhje me familjen dhe miqtë e tij./Portalb