​Policia e Sllovenisë gazlotsjellës për refugjatët

Policia sllovene ka dërguar përforcime te kalimi kufitar Harmica pasi që refugjatët kanë arritur ta kalojnë kufirin nga ana kroate, shkruan Veçernji List e Kroacisë.

Bota

18/09/2015 23:12

Rreth 50 policë të forcave speciale kanë shkuar në kufi ndërsa refugjatët vazhdojnë të arrijnë. Kalimi kufitar Harmica ka qenë plotësisht I bllokuar.

Policia e Sllovenisë ka gjuajtur gaz lotsjellës dhe një grua është alivanosur, pas së cilës refugjatët janë tërhequr. Situata edhe më tej është e tendosur, shkruan “ Veçernji List” ndërsa gjatë incidentit janë lënduar dhjetë persona.

Policia më herët ka bllokuar rrugën për qindra refugjatë të cilët kanë tentuar të kalojnë kufirin slloven nga fshati Harmica.

Refugjatët e kanë kaluar urën e vogël që është në zonën neutral, në mesin e të cilëve ka qenë edhe një grua me një lule, por në rrugë u ka dalë njësia speciale e Policisë, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.