​Plagoset pronari i një portali në Kroaci

Një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Selaska” në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, shumë afër një pike për furnizim me karburant. Nga sulmi ka mbetur një person i plagosur.

Lajme

07/12/2015 22:38

Gjatë të shtënave personi që ka mbetur i plagosur është pronari i portalit kroat “Dnevno.rs”, Michael Ljubash, transmeton KosovaPress.

Avokati i tij tha se e gjitha ka ndodhur aksidentalisht dhe se sulmi nuk është drejtuar ndaj tij, por aty personi i dyshuar po tentonte të plaçkisë pikën për furnizim të karburanteve.

“Ai ishte rastësisht aty dhe është plagosur në këmbë. Ky është informacioni që unë kam. Besoj se Policia nesër shpallë rastin si tentim vjedhje. Nuk është e logjikshme, nuk ka mundur të jetë një pritë”, ka thënë ai për mediet kroate.