​Përleshje me armë në Prishtinë, ka të plagosur

Një rast i përleshjes me armë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në Prishtinë.

Lajme

24/12/2018 07:40

Incidenti ka ndodhur afër “Rrethit të Flamurit”.

Dëshmitarët kanë thënë se ka pasur gjuajtje me armë nga dy vetura në lëvizje.

Siç merr vesh kallxo.com, nga të shtënat thuhet se është plagosur një person.

Ai është plagosur në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka bllokuar rrugën ku ka ndodhur përleshja e armatosur.