Në zyrat e AAK-së po përgatiten flamujt për protestën e së shtunës (Foto)

Sekretari ekzekutiv i partisë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj, ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen flamuj të shumtë të Kosovës, Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, të cilët do të përdorën në protestën e 14 majit, e organizuar nga dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma.

Lajme

12/05/2016 23:55

Fotografitë e postuara në facebook, janë të shoqëruara me mbishkrimin “Përgatitjet për 14 Maj”.

Në anën tjetër, krerët e dy partive opozitare, kanë organizuar tubime të shpeshta, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin pjesë në protestë.

Pavarësisht pohimeve se kanë qëllimet e njëjta, nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk do të marrin pjesë në protestën e 14 majit./Kp

 

foto-3_4532 foto-2_3473 aleanca-1