​Një vallëzim me Labin në Tiranë (Foto)

Televizioni për të është i vështirë të përshkruhet me pak fjalë. Kur nis e flet për punën e tij në televizion, tregon se e përcjell çdo ditë një adrenalinë e paparashikueshme. “Është si ato ndërtesat e mëdha të cilave nuk ua sheh fundin me sy, dhe ti gjithmonë provon të shohësh se ku është kati i fundit”, thotë kështu Labinot Gashi – Labi i RTV 21.

ShowBiz

03/11/2015 16:50

Dhe kjo është arsyeja pse ai ka aq shumë pasion për profesionin e tij. Nuk mërzitet asnjëherë.

“Edhe atëherë kur kam pasur më shumë se sa një problem, e edhe atëherë kur kam qenë gati krejt i vetëm në realizime e ide, unë skam pranuar të ulem dhe të ankohem për punët që duhej kryer, e as që flitet për dorëzim. Kjo është arsyeja pse televizioni për mua është edhe më energjik se termocentralet e KEK-ut, gjithmonë kërkon shumë dhe gjithçka për mijëra ndjekës që të përcjellin”, tha për KosovaPress Labi, i cili këto ditë më shumë po i kalon në Tiranë se sa në Prishtinë.

Nga tre deri në katër net ai i kalon në Tiranë, për arsye se tash e gati dy muaj është pjesë e realizimit televiziv “Dance With Me”, në TV Klan.

Ai tha se kurrë se kishe m enduar që Shqipëria do ta priste aq mirë.

“Mikpritja që më është bërë këtu, definitivisht më kënaq që morra vendimin për ta pranuar ftesën e Vera Grabockës për pjesëmarrje në DWM. Dhe këtu ka aq shumë emocion, sa unë skam pas kohë me e mendu këtë projekt si garë por thjeshtë dhe pa aspak modesti e them që çdo sekondë këtu e shoh si argëtim”, thotë Labi.

Ai tregon se këtu nuk është vetëm vallëzimi ajo që duhet bërë, por janë edhe mesazhet që përcillen përmes pikave që përgatisin.

“Dje kam përcjellë një mesazh me të vërtet të fortë, ishte fjala për familjet e shëndosha. Dhe pranova të tregoj edhe historinë time, humbjen dhe mungesën e babit, për çka morra vlerësimin e publikut. Më kanë përgëzuar dhe më kanë dërguar mesazhe pafund për realizimin e mbrëmshëm, dhe ky është treguesi më i mirë i imi për punën që po e bëjë këtu”, thotë Labi, i cili edhe sot duket mjaftë i emocion uar nga momentet që po kalon.

Energjia e tij pozitive dhe gjallëria që e karakterizojnë, e bëjnë atë që pa përtesë të lëviz nga dy e deri në tre herë në javë në rrugën Prishtinë-Tiranë. Edhe pse kjo i krijon vështirësi dhe lodhje.

Madje kur dihet që ai tashmë vonë edhe është martuar. Por edhe për këtë thotë se gjen zgjidhje.

“Janë të gjata dhe janë goxha të mundimshme. Po më bie të udhëtoj, të merrem me emisionin dhe po më duhet katër ditë të jem në Prishtinë, e tre ditë në Tiranë. Po mundona me e dhënë maksimumin. As atje nuk po lë keq asgjë. As bashkëshorten. Kur po e merr malli po vjen këtu, e kur po më merr malli mu, po shkoj”, thotë Labi.

Krejt kjo sakrificë po bëhet vetëm për vallëzimin, eksperiencë kjo që Labi e kishte përjetuar edhe para 17 viteve. Atëherë, kur ve t kishte krijuar një grup vallëzimi në qytetin e Pejës. As atëherë, e as sot këto eksperienca Labi nuk po i bënë për garë, e as për të dalë i pari. Madje thotë se nuk është interesuar të dijë as për shpërblimin e garës.

“Fitorja është e bukur por mbi të gjitha është eksperienca e mirë. Na nuk e dimë se çfarë ka shpërblim”, tha Labi./Kp