​Një pilot i “Germanwings” u kërkoi besim pasagjerëve

Në një fluturim të kompanisë së fluturimeve “Germanwings” ka ndodhur një rast jo i zakonshëm teksa piloti kapiten i fluturimit Berlin-Paris doli për të biseduar me pasagjerët.

Bota

03/04/2015 18:23

Ai u kërkoi atyre besim dhe se u premtoi se gjithçka do të shkonte në rregull dhe se nuk do të kishte probleme, shkruan Mirror.

Hugh Roche Kelly, një pasagjer i këtij fluturimi e ka treguar ngjarjen duke shkruar një postim në rrjetin social Twitter, e i cili tha se në fillim para se të hynte në aeroplan nuk kishte frikë, por gjithçka ndodhi aty brenda.

Ai tregoi se si ndjeu nervozë dhe frikë kur e pa derën e kabinës së pilotëve, dhe se gjithçka që mendonte është se si duhet të kenë qenë momentet e fundit të pasagjerëve të aeroplanit që kishte goditur alpet franceze pak ditë më parë.

a

“Në fillim nuk kisha frikë, para se të hyja në aeroplan. Por gjithçka ndryshoi pasi e pash derën e kabinës së pilotëve, mendova se si duhet të kenë qenë momentet e fundit të pasagjerëve të aeroplanit që kishte goditur në alpe” tha Hugh Roche Kelly, një pasagjer që kishte fluturuar me kompaninë “Germanwings” dje në mëngjes në linjën Berlin-Paris.

Por, për të qetësuar dhe për të rifituar besimin e pasagjerëve, piloti i fluturimit të kësaj kompanie nga Berlini në drejtim të Parisit ka dalë për të biseduar me pasagjerët, duke u kërkuar atyre që të i besojnë se gjithçka do të shkojë në rregull. (Mirror)